“Serotonina”, me magjinë e saj të papërsëritshme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë.
I ri
Një nëpunës francez, i cili ia ka kushtuar karrierën e tij bujqësisë, agrokimisë dhe bioteknologjisë, tashmë është pjesë e ekipit që kujdeset të promovojë djathërat francezë në tregun europian dhe t’i mbrojë ata nga kërcënimi i globalizimit.
Ai sapo është ndarë nga e dashura, Juzuja, një rioshe japoneze njëzet vjet më e re, dhe po jeton me kujtimet e flirteve dhe dashurive të shkuara, mes të cilave, ndjenja e fuqishme për Kamilën, do ta shtyjë sërish nëpër aventura të reja.
I gjendur në këtë zgrip, ai lë apartamentin e tij dhe nis e endet nëpër hotele luksoze, i qetë se Kaptoriksi, antidepresivi që merr me rekomandimin e një mjeku të çuditshëm, do t’ia shtojë prodhimin e Serotoninës në trup, kësisoj do ta mbajë njeri normal dhe funksional, edhe pse me riskun për t’u privuar nga libidoja dhe kënaqësitë e saj.
VLERESIME
“Mes diktatorëve të heshtjes së kohëve tona, vetëm ca prej tyre ia kanë dalë të bëjnë zhurmë aq zëlartë, sa Michel Houellebecq.”
-John Banville