Tregimet e Schweblin kanë ndjenjën e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë marrin implikime të mëdha, duke e lënë pulsin tuaj të rrahë shpejt, dhe të turbullt linjën mes reales dhe të çuditshmes.
I ri
Tregimet e shkëlqyera të librit “Zogj në gojë” do të zënë vend në mendjen tuaj dhe nuk do t’ju lëshojnë. Samanta Schëeblin të përndjek dhe të mahnit në këtë përmbledhje të jashtëzakonshme që paraqet gra në situata të pasigurta, burra të trullosur, botën natyrale në mospërputhje me realitetin. Ne mendojmë se ekziston vetëm një mënyrë për gjithçka, por shpesh, nuk ndodh kështu- pritshmëritë tona mbi mënyrën se si të tjerët veprojnë, dashurojnë, frikësohen, mund të kthehen përmbys. Secili personazh në librin “Zogj në gojë” duhet të luftojë me të papriturën, qoftë përballë një familje që ndahet, një fëmije që transformohet, një një ngjarje e frikshme, ose një vrasje.
VLERESIME
“Ajo çfarë e bën Schëeblin kaq befasuese si shkrimtare, të rrallë e të rëndësishme, është se ajo nuk nxitet thjesht nga talenti apo ambicia, por nga vizioni.”
—New York Times
Vëllezërit Grim dhe Franz Kafka vizitojnë Argjentinën në tregimet e errëta humoristike të Samanta Schëeblin të njerëzve që kanë rrëshqitur nëpër çarje ose kanë rënë vrima në realitete alternative.
—J. M. Coetzee
Surreal, shqetësues dhe padyshim origjinal.
—Library Journal
Samanta ka një zë unik, shpikës, dhe tregimet e saj kanë aftësinë të kthehen në territore të papritur me hijshmëri sublime. E admiroj dhe e kam zili këtë dhunti.
—Daniel Alarcón, autor i At Night We Walk in Circles
Një koleksion i fuqishëm, turbullues, i përjetshëm nga një yll i madh letrar ndërkombëtar.