1 000 Lekë


Përshkrimi

Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 36322

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (13)
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (42)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (12)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (11)
2 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm

Përshkrimi

“Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. [...] ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë. [...] Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe emocionale. [...] Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë. Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë.

Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë.

E vetmja gjë, që mund ta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj nuk është e stisur.”

– Esther Perel, marrë nga Parathënia e librit “As të parët, as të fundit”

Kritika

“Esther Perel nuk kërkon t’ju bindë me fraza prekëse dhe ngushëlluese. Ajo përpiqet t’ju sjellë me këmbë në tokë dhe t’ju ndërgjegjësojë, duke ngulmuar në rëndësinë e bashkëpunimit, të veprimeve e të fjalëve, si çelësa të një martese të lumtur.”

– New York Times

“Esther Perel trajton me vërtetësi çmeritëse dhimbjen dhe rrëmujën që lind në lidhjet e krisura... Nëse martesa juaj gjendet në ujëra të turbullta, ky libër mund t’ju ndihmojë.”

– The Guardian

“Pereli hedh idenë se një ndër faktorët kryesorë të mungesës së besnikërisë, sidomos në martesa në dukje të lumtura, është fakti që presim shumë nga bashkëshortët tanë. Presim, mbi të gjitha, të na ndihmojnë në rrugën drejt kërkimit të vetvetes...”

– New York Post

“As të parët, as të fundit analizon mungesën e besnikërisë nga të gjitha pikëpamjet – personi që tradhtoi, personi i tradhtuar dhe pala e tretë – në përpjekje për të kuptuar se si mund t’i bëjmë më të qëndrueshme lidhjet moderne.”

– The Washington Post

“Ky libër (mjaft interesant, të cilin ju këshilloj ta lexoni) na udhwzon të ndryshojmë qëndrim. Të reshtim së pari gjërat bardhezi dhe të fillojmë të vërejmë nuancat e grisë. Është më e thjeshtë nga ç’mund ta mendoni: mjafton t'i lexoni këto histori pa paragjykuar, as ndodhitë, as njerëzit.”

– Corriere della Sera

“Pamundësia e sigurisë romantike absolute është morali përcëllues në qendër të librit të Perel-it. Kujdes, thotë ajo, martesa “100% e sigurt” nuk ekziston.”

– The New Yorker

“Në këtë libër, Perel eksploron perspektivën e gjerë të mosbesnikërisë bashkëshortore… në një mënyrë shumë njerëzore dhe asnjëherë moraliste. ”

– NPR’s Guide to 2017’s Greatest Reads

Fragmente nga libri

1) Pritshmëritë tona për martesën nuk kanë pasur kurrë më parë përmasa kaq epike. Ende duam gjithçka që jepte familja tradicionale – sigurinë, fëmijët, pronën dhe respektin – por tani duam edhe që partneri të na dojë, të na dëshirojë, të jetë i interesuar për ne. Duam të jemi shokët më të ngushtë, njerëzit më të besuar dhe të dashur pasionantë. Imagjinata njerëzore ka krijuar një Olimp të ri: që dashuria të mbetet e pakushtëzuar, intimiteti magjepsës dhe seksi “oh, sa eksitues”, për rrugëtimin e gjatë me një person. Dhe rrugëtimi i gjatë vazhdon të bëhet edhe më i gjatë.

2) Presim që një person të na japë atë që dikur e jepte një fshat i tërë dhe jetojmë dyfish më gjatë.

3) Deri tani, monogamia ka qenë konfigurimi ynë standard dhe bazohet në supozimin që, kur dashuron vërtet, nuk tundohesh më nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse shpesh një flirt apo tradhti shërben për të nisur bisedën. Pasi trilli merr fund dhe nuk vazhdon të mbrohesh më, mund të filloni të jeni më të hapur me njëri-tjetrin.

4) Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar që kur është shpikur martesa dhe po ashtu edhe tabuja kundra saj. Ajo është përfshirë në legjislacion, është debatuar, politizuar dhe demonizuar gjatë gjithë historisë. Dhe, pavarësisht nga dënimi publik, mosbesnikëria ka një lloj këmbënguljeje, që martesa veçse zili mund ta ketë. Është kaq domethënëse, sa është i vetmi mëkat të cilit i përkojnë dy urdhëresa në Bibël, njëra kur e bën dhe tjetra vetëm kur mendon ta bësh.

Një libër nga Esther Perel

Produktet që keni parë

Reviews (0)