Mjetet që do t'i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajë. Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete veçanërisht të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj: Prandaj, ky libër është për të gjithë lexuesit që kanë përjetuar ose përjetojnë situata personale të pakëndshme.
I ri
Botuar në mbi 35 vende të botës, ky libër është një revolucion mbi metodat e tjera të vetë-ndihmës. Në shumë vende të botës, "Mjetet" është kthyer në bestseller brenda pak javëve nga botimi i tij.
"Mjetet" i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet mbi lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash - pikërisht mjetet - që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje. Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi - mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar. Për vite me radhë, Michels dhe Stutz, ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, “Mjetet”, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme - e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.
Kritika
“Një libër që të bën të mendohesh thellë dhe të jep një shtysë të fortë të ndryshosh jetën tënde...”
– Kirkus Review
“Të gjithë lexuesit do të ndihen me siguri të fuqizuar nga lehtësia e përdorimit të ushtrimeve. Qasja e qartë dhe e thjeshtë bashkë me besimin që "fuqitë madhore janë të vërteta" është një kombinim fitimtar. Ky është një nga ata libra të rrallë vetëndihmues që ndihmon me të vërtetë.”
– Publishers Weekly
“Një nga sekretet më të famshme të Hollivudit... Stutz dhe Michels kanë krijuar një metodë që të ndihmon të përdorësh forcën krijuese të nënvetëdijes.”
– The New Yorker