Ky libër është i mbushur me këshilla praktike dhe shërben si një udhërrëfyes elegant për të gjitha vajzat në rritje. Në të jepen 50 mësime mbi ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj.
I ri
Marawa Ibrahimit i erdhën periodat kur mbushi 10 vjeçe. Sa do të kishte dashur ti qëndronte pranë një grua e mençur, gazmore, e sinqertë e cila nuk do të bezdisej fare e do të ulej pranë saj dhe do t’ia thoshte të gjitha gjërat; çfarë janë në të vërtetë periodat ose do t’i tregonte asaj për momentin kur bëri një jashtëqitje të stërmadhe në tualetin e shkollës. Të kishte dikë që ta frymëzonte, ta bënte të qeshte e të ndihej mirë me veten.
Fatmirësisht, ti e ke! Lexo këtu!
I krijuar me ndihmën e doktoreshë Radha Modgil, ky libër përmban kapitujt e mëposhtëm:
Periodat
Ndryshimet hormonale dhe trupi juaj
Gjoksi dhe sytienat
Inteligjenca emocionale
Si të përballosh situatat e sikletshme
Ngrënia e shëndetshme, stërvitja dhe gjumi
Rëndësia e të shkëputurit nga gjithçka
VLERËSIME
Fjalët e Marawa do të sjellin gëzim në fytyrën tuaj, - Hufftington Post
I këndshëm, i drejtpërdrejt, frymëzues, - gjithçka që vajzat duan, - Dr. Radha Modgil