Anna Premoli vjen me një tjetër romancë gjatë kësaj vere për lexuesit shqiptarë; sidomos për adhuruesit që do të lexojnë një tjetër lojë të madhe dashurie mes dy njerëzve që koha i detyroi të rrinë bashkë dhe pasionet i ndezin mes tyre
I ri
Një avokate dhe një prokuror, dikur në një auditor universiteti, plot urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe tani që pasioni i bashkon përtej konflikteve dhe interesave....
Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si "mbretëresha e akullt". Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje.
Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë.
Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork.
Rasti i parë me të cilin do t'i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë.
Por, ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë...
Ballafaqimi në sallë degjeneron deri aty sa gjyqtari u jep të dyve një dënim shembullor, që i detyron të kalojnë shumë kohë së bashku.
Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?
REVIEW
"Anna Premoli është e aftë të kredhë gjininë rozë kombëtare në ujërat e thella e të pamata ndërkombëtare, me rrënjë të thella në frymën e kohës sonë."
La Repubblica
"Anna Premoli është një spot i gjallë i vetë-botimit: Nga web-i në Çmimin Bancarella me romanin e saj debutues."
Vanity Fair
"Rasti i parë fatlum italian i vetë-botimit."
La Stampa
"Padyshim që është një rast për t'u shënuar. Gjinia është luxury romance, midis financës dhe kështjellave të familjes."
Panorama
Faqe: 332
Grupmosha: Mbi 14 vjeç