Pas suksesit te jashtezakonshem qe ka pasur kudo ne bote, - por edhe ne Shqiperi me librin e pare Dashuria, vjen edhe romani i dyte Lojera, nga seria trilluese Twisted Love, - perkthyer nga Ajsela Koka dhe hedhur ne qarkullim nga Botimet Dritan. Porosite qe tani! Me date 7 nentor dhe ne vazhdim libri vjen ne duart tuaja, te dashur lexues!
I ri
Stoik, mbrojtës dhe arrogant, truproja e elitave, RIS LARSENI, ka dy rregulla:
1) Të mbrojë klientët e vet me çdo kusht;
2) Të mos përfshihet emocionalisht me ta. Asnjëherë. Kurrë nuk është tunduar t’i thyejë këto rregulla, derisa takoi... atë. Brixhita fon Ashebërgun. Një princeshë me të njëjtën kokëfortësi si e tija dhe një zjarr të brendshëm që ia bën rregullat shkrumb e hi. Ajo ishte gjithçka që ai nuk priste dhe për të cilën nuk e dinte se kishte nevojë. Ditë pas dite, milimetër pas milimetri, ajo ia ul tërë barrierat, derisa ai përballet me një të vërtetë, që nuk mund ta mohojë më: është betuar që ta mbrojë, po gjithçka do është ta shkatërrojë. Ta bëjë të vetën. Sepse ajo është e tija. Princesha e tij. Fruti i tij i ndaluar. Fantazia e tij e shthurur. Mbretërore, me vullnet të fortë dhe e lidhur me zinxhirët e detyrës, PRINCESHË BRIXHITA ëndërron lirinë për të jetuar dhe dashuruar sipas zgjedhjes së vet. Po kur i vëllai heq dorë nga froni, ajo befas gjendet përballë idesë së një martese pa dashuri, për përfitime politike dhe një froni, që nuk e ka dashur kurrë. Dhe ndërkohë që përballet me intrigat dhe tradhtitë e rolit të saj të ri, duhet të fshehë edhe dëshirën për një burrë, që nuk mund ta ketë. Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.