Rrëfimi i romanit, ku ngjarjet ndër- thuren me njëra tjetrën, të rrëmben në një intrigë e cila ka disa nivele leximin. Në fund, lexuesi ndjehet i magjepsur nga universi utopik i romanit, veçanërisht i pasur me referenca kulturore dhe letrare.
I ri
Shkrimtarja që ëndërron të lidhë bashkë shpirtrat dhe trupat njerëzorë
Një shkrimtare franceze frymëzohet nga legjendat ballkanike të murimit njerëzor, nga obsesioni ballkanik për të ndërtuar ura, sepse gjeografia nuk e ka krijuar botën për tu bashkuar.
I takoi njeriut të rropatet për t’i ngritur, për të thyer prirjen fatale për armiqësi, për të ngritur ëndrra, për të njohur misterin e bregut tjetër, për të ushqyer tolerancën, për t’u rritur materialisht, shpirtërisht e kulturalisht.
Jeta e njeriut është një urë, është mesazhi i romanit metaforik, “Nga ishulli i Diomedit do të ngre këtë urë”.
Si një Sizif i kohëve moderne shkrimtarja franceze ëndërron të bashkojë shpirtrat dhe trupat njerëzorë përmes ndërtimit të urave, që njeriu të kuptojë se të tjerët e bregut matanë janë të ngjashëm me ata të bregut karshi, se nuk ekziston vetëm një mënyrë jetese dhe një mendim i vetëm universal.
Historia njerëzore, e veçanërisht ajo ballkanike është dhe historia e urëndërtuesve dhe njëherazi urëshkatërruesve, se jo rrallë herë, ka qenë vetë njeriu që shembi fizikisht urat, ato kufitare, politike, materiale, shpirtërore e kulturore.
Por sa më shumë triumfojnë urëshkatërruesit, aq më shumë personazhet e këtij romani kërkojnë arsye të reja për të jetuar, aq më shumë ushqejnë ëndrrat e tyre urëndërtuese.
Ylljet Aliçka