Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!"
I ri
"Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti. Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat tona, brengat e fatkeqësitë e tij janë po ashtu tonat, ashtu siç janë tonat edhe haretë e gëzimet e tij.