Vazhdon seria e Nikolasit të vogël: Kësaj radhe në fokus janë pushimet. Me aventurat e tij gjatë pushimeve veorre do të zbaviteni dhe do të shkriheni përsëro së qeshuri. “Vendimin se ku do t’i kalojmë pushimet e merr babi, edhe pse në fund shkojmë aty ku dëshiron mama”.
I ri
Nikolasi i vogël kësaj radhe na rrëfen se si i kalon një pjesë të pushimeve verore me prindërit në një hotel buzë detit dhe pjesën tjetër në një kamp veror. Pushimet e tij janë një festival i këndshëm zbavitjesh, lojërash, miqësish, zënkash mes çamarrokësh. Nikolasi do të ndajë me lexuesit ngjarje gazmore të jetës në kamp, me shokë, zbavitjet në natyrëm në plazh, argëtimet, madje edhe letrat që këmben me prindërit e plot aventura të tjera.