Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Në shqip ka disa botime të Princit të vogël, por kësaj radhe kjo kryevepër e letërsisë botërore vjen me shqipërimin e Diana Çulit.
I ri
Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë...
Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge. Me një hijeshi të pazakontë, ai rrëfen historinë e një djaloshi, që lë planetin e tij të vogël për të udhëtuar nëpër botë, dhe njihet me sjelljet tekanjoze të të rriturve përmes një sërë takimesh të jashtëzakonshme...
“Vetëm me zemër mund të shohësh qartë. Sytë nuk e shohin dot thelbësoren”, mendon ai dhe ky ndoshta është një nga mësimet më të bukura të princit të vogël.