1 000 Lekë

Përshkrimi

Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 33847

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 000 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (13)
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (42)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (12)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (11)
2 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm

Përshkrimi

Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”.

Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator.

Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët.

Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”.

Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.

“Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”.

Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

KËTA NJERËZ E ÇAJNË TR*PIN PËR KËTË LIBËR:

“Elasticiteti, lumturia dhe liria vijnë nga dijenia se për çfarë ta vrasësh mendjen – dhe mbi të gjitha, për çfarë nuk duhet ta vrasësh mendjen. Ky është një libër mjeshtëror, filozofik dhe praktik dhe do t’u ofrojë lexuesve, mençurinë për të bërë pikërisht këtë.”

—RYAN HOLIDAY, shkrimtar bestseller i New York Times për librat “The Obstacle is the Way dhe Ego is the Enemy”

“E kundërta e çdo libri tjetër. Mos u përpiq. Dorëzohu. Gabo. Ul standardet. Mos beso më te vetja. Ndiq dhimbjen. Dhe oh, po, vrit veten. Secila nga këto pika është thellësisht e vërtetë, e dobishme dhe më e fuqishme se pozitiviteti i zakonshëm. I përmbledhur, por çuditërisht i thellë. E lexova brenda natës dhe tani kam nevojë ta lexoj sërish.”

—DEREK SIVERS, themelues i CD Baby, dhe autor i librit “Anything You Want: 40 Lessons for a New Kind of Entrepreneur”

“Aftësia e Markut për të hyrë thellë dhe për të ofruar njohuri të mahnitshme e njëkohësisht kundër rrymës mbi sfidat e jetës, e bën atë një ndër shkrimtarët e mi më të preferuar dhe ky libër, është puna e tij më e mirë.”

—MATT KEPNES, shkrimtari bestseller nga New York Times i librit “How to Travel the World on $50 a Day: Travel Cheaper, Longer, Smarter”

“Ky libër është si ajo shuplaka që të duhet nga miku yt më i mirë: me humor, vulgar dhe jashtëzakonisht provokues. Lexoje këtë libër vetëm nëse je i gatshëm të lësh mënjanë të gjitha justifikimet dhe të luash një rol aktiv për të jetuar më mirë.”

—STEVE KAMB, shkrimtari besteseller i librit “Level Up Your Life”, dhe themelues i NerdFitness.com

Produktet që keni parë

Reviews (1)

Rated 4.00 on the scale 1 - 5 based on 1 customer reviews

ajo cfare mesova nga ky liber

Pjesa më e bukura në këtë libër ka të bëjë me vdekjen. Për autorin “vdekja është drita përmes së cilës matet hija e gjithë kuptimit të jetës. Pa vdekjen, çdo gjë do të dukej e parëndësishme, të gjithë përvojat do të dukeshin arbitrare dhe njësitë matërse dhe vlerat do të ishin zero”. Vdekja fizike është vetëm njëra nga vdekjet e rëndomta në shoqërinë njerëzore, por kur vdes vetja jonë konceptuale (identiteti ynë) atëherë kemi vdekur realisht. Secili prej nesh e shpalos jetën e tij si një projekt pavdekshmërie – sepse këtu gjendet “i gjithë kuptimi i jetës sonë, përcaktohet nga një dëshirë e lindur për të mos vdekur”. Si një stoik, Manson e mban vdekjen në mendje që të jetojë. Teksa ndodhemi në majën e një shkëmbi të lartë, tek kepi i Shpresë së Mirë, dhe këmbët tona janë vendosur në taban të vockël toke, vetëm pak centimtra larg honit të frikshëm që gremiset qindra metra poshtë drejt detit, të kap një dalldi tmerri, futesh në ethe, tronditesh. Frika ndonjëherë bëhet mbytëse, por sa herë që më mbyt zbraz mendimet, e përqendroj vëmendjen poshtë rrëpirës, e detyroj veten të shoh fundin tim të mundshëm, e më pas thjeshtë të pranoj ekzistencën e tij. Kjo është terapia që propozon Mark Manson, një meditim i pakundgjendur, – tipik për një kulturë si kjo e jona, ku “përballja me realitetin e vdekjes sonë bëhet më e rëndësishme sepse synon që ti fshijë të gjitha vlerat e kota, të brishta dhe sipërfaqësore të jetës”.