Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme, dhe gjëja më e mistershme është se talenti aty harliset krejt papritmas. Libri ''Çelësi i Talentit' zbulon misteret e ekzistencës së talentit, aty ku ai gjendet. Madhështia nuk ështëe lindur, - ajo rritet..
I ri
Rreth librit
...I.“ Madhështia nuk është e lindur, ajo rritet”
...II..“Talenti. E ke ose s’e ke.” - Në fakt , nuk eshte e vertete.
.. III. Cili është sekreti për t’u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë?
...IV..Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë-vende të vogla që prodhojnë talente të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut të një shkolle fillore në Kaliforni e në fushat e bejzbollit në Karaibe.
Ai gjeti se e përbashkëta e të gjithave ishte një model-metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit. Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentale përmes se cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet dhe të fëmijëve tanë.
- Çdo rrugëtim fillon me disa pyetje përkatese dhe këto janë tri prej tyre:
1. Si është e mundur që një klub tenisi rus me vetëm një fushë të mbuluar, të ketë përgatitur më shumë lojtarë të njezetëshes më të mirë të tenistëve boterore, sesa gjithë klubet e tenisit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës?
2. Si është e mundur që një shkollë muzike në katin e parë të një ndërtese në Teksas, të përgatise yje muzikore si Jessica Simpson, Demi Lovato, dhe një radhë të gjatë fenomenesh të muzikës Pop?
3-Si është e mundur që një familje e vobektë britanike, e paarsimuar, që jeton në një fshat të largët, ti dhurojnë botës tri shkrimtare me famë mbarëbotërore?