Dhjetë ligje jo-konvencionale për të ripërcaktuar jetën tuaj dhe për të qenë të suksessshëm sipas termave tuaj. Autori shprehet: “Unë mendoj se është e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm”.
I ri
Ja 10 ligjet e Kodit për tú bërë të jashtëzakonshëm
1.TEJKALONI PEISAZHIN KULTUROR
Mendjet e jashtëzakonshme janë të afta për ta parë peisazhin kulturor dhe janë në gjendje të zgjedhin në mënyrë selektive rregullat dhe kushtet që duhen ndjekur kundrejt atyre që duhen vënë në diskutim ose shpërfillur. Prandaj ato priren të marrin rrugën më pak të shkelur dhe të sjellin risi në idenë se çfarë do të thotë të jetosh me të vërtetë.
2.VINI NË DISKUTIM GJEPURAT
Mendjet e jashtëzakonshme vënë në diskutim gjepurat, kur ata ndiejnë se ato gjepura nuk përputhen me ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Ata kuptojnë se mënyra si funksionon bota i detyrohet kryesisht verbërisë së njerëzve që ndjekin gjepura, të cilat kanë skaduar prej kohësh.
3.PRAKTIKONI INXHINIERINË E VETËDIJES
Mendjet e jashtëzakonshme kuptojnë se rritja e tyre varet nga dy gjëra: nga modelet e tyre të realitetit dhe nga sistemet e tyre të të jetuarit. Ata instalojnë me kujdes modelet dhe sistemet më të fuqishme dhe shpesh e përditësojnë veten.
4.RISHKRUANI MODELET TUAJA TË REALITETIT
Mendjet e jashtëzakonshme kanë modele të realitetit që i fuqizojnë ata për t’u ndier mirë me veten dhe plot fuqi për ta lëvizur botën që kjo të përputhet me vizionin e mendjes së tyre.
5. PËRMIRËSONI SISTEMET TUAJA TË TË JETUARIT
Mendjet e jashtëzakonshme vazhdimisht kalojnë kohë duke zbuluar, përmirësuar dhe matur sisteme të reja jetese për jetën, punën, zemrën dhe shpirtin. Ata janë në një gjendje të vazhdueshme rritjeje dhe vetë-inovacioni.
6. PËRKULENI REALITETIN
Mendjet e jashtëzakonshme janë në gjendje ta lakojnë realitetin. Ato kanë vizione të guximshme dhe entuziazmuese për të ardhmen, por lumturia e tyre nuk është e lidhur me këto vizione. Ata janë të lumtur tani. Ky ekuilibër u lejon atyre të ecin drejt vizioneve të tyre me një shpejtësi shumë të madhe, ndërkohë që zbaviten pa masë gjatë rrugës. Të huajve ata u duken “fatlumë”.
7. JETONI NËN DISIPLINËN E LUMTURISË
Mendjet e jashtëzakonshme e kuptojnë se lumturia vjen nga brenda. Ata fillojnë me lumturinë në momentin e tanishëm dhe e përdorin atë si një lëndë djegëse për të drejtuar të gjitha vizionet dhe qëllimet e tyre për veten dhe botën.
8. KRIJONI NJË VIZION PËR TË ARDHMEN
Mendjet e jashtëzakonshme krijojnë një vizion për të ardhmen e tyre që është vendosmërisht i tyri dhe i lirë nga pritjet e peisazhit kulturor. Vizioni i tyre është i fokusuar në qëllimet përfundimtare që prekin drejtpërdrejt kordën e lumturisë së tyre.
9. BËHUNI MOSPËRFILLËS
Mendjet e jashtëzakonshme nuk kanë nevojë të kërkojnë vlefshmëri nga opinioni jashtë tyre apo nga arritja e qëllimeve. Në vend të kësaj, ata janë me të vërtetë në paqe me veten dhe botën rreth tyre. Ata jetojnë pa frikë, të imunizuar ndaj kriticizmit apo lavdërimeve dhe ushqehen nga lumturia e tyre e brendshme dhe dashuria për veten.
10. PËRQAFONI THIRRJEN TUAJ
Mendjet e jashtëzakonshme janë të motivuara nga një mision ose thirrje – një shtysë për të sjellë ndryshime pozitive në botë. Kjo nxitje i shtyn ata përpara në jetë, duke i ndihmuar të gjejnë kuptim dhe të japin një kontribut domethënës.
CITIME NGA “KODI”
• Njerëzit më të jashtëzakonshme të botës nuk kanë karriera. Ajo që ata kanë, është një thirrje.
• Ndonjëherë do t’ju duhet të shkatërroni një pjesë të jetës suaj për të lënë të hyjë diçka tjetër të madhe.
• Ju nuk mundeni ta shpëtoni botën. Thjesht mos e bëni më të keqe për brezat që do të vijnë.
• Problemi i shumicës së njerëzve është se problemet e tyre nuk janë mjaft të mëdha.
• Madhështia juaj e vërtetë vjen kur nuk përqëndroheni në krijimin e një karriere, por në gjetjen e thirrjes suaj.
• Kini objektiva të mëdha, po mos e lidhni lumturinë tuaj me objektivat tuaja. Duhet të jeni të lumtur para se t’i arrini ato.
VLERESIM
Elon Musk
Ekziston një kod i padukshëm që ka të bëjë me mënyrën se si funksionon bota: me ndërveprimin mes qenieve njerëzore, me adhurimin e Perëndisë, me marrëdhëniet me prindërit, me performancën në punë, me rënien në dashuri, me fitimin e parave, me shëndetin dhe lumturinë. Sikurse një programues mundet të programojë një kompjuter për të bërë detyra specifike, duke kuptuar kodin e tij, edhe ju mundeni ta programoni jetën tuaj dhe botën rreth jush për të përmirësuar e pasuruar mënyrën e të jetuarit dhe përvojat e bëra gjatë kësaj jete. Peisazhi kulturor është kaq i fortë, kaq vetëpërforcues, saqë na bind se jeta duhet të shpaloset në një mënyrë të caktuar. Kjo është e pranueshme, nëse dëshironi të jetoni një jetë të rregullt, të sigurtë. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Problemi lind kur “siguria” shkakton mërzitje dhe përfundimisht stanjacion. Ne e fillojmë fuqishëm jetën tonë. Kur jemi fëmijë, mësojmë, rritemi dhe ndryshojmë me ritëm të shpejtë e plot gjallëri. Megjithatë, për shumicën e njerëzve, pas diplomimit nga një universitet dhe nisjes së karrierës, ajo rritje ngadalësohet dhe eventualisht çon në një stanjacion zvarritës, të mërzitshëm.
Më jepni sa herë të doni emocionin dhe eksitimin e jetës së pasigurtë, rregullthyese, që vë në diskutim dogmat, në vend të shpalosjes së mërzitshme të një jete të sigurtë.
Fija e përbashkët e të gjithë individëve të jashtëzakonshëm është se ata të gjithë vunë në diskutim peisazhin e tyre kulturor. Ata vunë në diskutim kuptimin e karrierës, diplomave, feve, mënyrave të jetesës dhe të tjera rregulla “të jetës së sigurt”. Në shumë raste gatishmëria e tyre për t’i shkëputur marrëdhëniet me peisazhin kulturor ka rezultuar në inovacione dhe fillime të reja, që do të ndryshonin të ardhmen e njerëzimit.