Dua të “jem përdorur” mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.
I ri
Një prej mësimeve që kam nxjerrë nga jeta, është se po nuk veprove në jetë, jeta e ka zakon që të veprojë mbi ty. Ditët bëhen javë, javët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Shumë shpejt çdo gjë merr fund dhe ty s’të mbetet gjë tjetër, veç zemrës së mbushur me pengun e jetës së jetuar përgjysmë…
▪ A e di se gëzon një privilegj të madh të ecësh në këtë planet?!
▪ Si do të ndikojë jeta jote te brezat pas teje?
▪ Çfarë trashëgimie do të lësh pas, kur të japësh frymën e fundit?