MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm.
I ri
Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.
Në odisenë e tij, Julian Mantëlli zbulon mësime të fuqishme, të mençura dhe praktike, që i ndryshojnë jetën një herë e përgjithmonë. Disa prej këtyre mësimeve janë:
▪ të zhvillojmë mendime të gëzueshme,
▪ të ndjekim misionin dhe thirrjen tonë të jetës,
▪ të kultivojmë vetëdisiplinën dhe të veprojmë me guxim,
▪ të njohim vlerën e kohës si gjëja jonë më e rëndësishme,
▪ “të ushqejmë” marrëdhëniet tona,
▪ të jetojmë plotësisht çdo ditë dhe në çdo kohë.