Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar: historia e vërtetë e dhuratës më të bukur të bërë ndonjëherë
I ri
Nëse do të kishe një orë kohë për të jetuar dhe do të mund të bëje një telefonatë, kë do të telefonoje? Çfarë do t'i thoje? Pre po pret? Vdekja e papritur dhe tragjike e Richard Carlson – it në dhjetor të vitit 2006 tronditi miliona fansa të tij, madje edhe letrat e shumta ngushëlluese të tyre nuk mundën ta lehtësonin humbjen që ndjeu bashkëshortja e tij, Kristina.
Për të zbutur pikëllimin e saj, ajo vendosi të sistemojë dhe tani kujdeset për botimin e të gjithë letrave dhe kujtimeve të shkëmbyera për një çerek shekulli, duke përjetuar kështu edhe një herë emocionet dhe duke mbajtur gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj të ndjerë.
Në një akt thellësisht prekës gjatë këtij procesi, ajo u përqendrua në një letër plot me pyetje, të cilën asaj ia ka dhuruar Richard – i në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të martesës. Kristin i është përgjigjur me emocione befasuese letrës së Richard – it. Nëse e shohim më në detaje, brenda kësaj lidhjeje të veçantë, botimi i tyre në këtë libër është një dhuratë e veçantë për shumë njerëz të cilëve u ka ndryshuar jeta nga veprat që ka botuar Richard – i.