800 Lekë


Përshkrimi

Me thjeshtësi dhe mprehtësi Dan Ariley shpotit mënyrën me të cilën njërëzit ekuilibrojnë vërtetësinë me mashtrimin për të krijuar një realitet nga realiteti i shumëdëshiruar. Përmes këtij libri do të arrini të kuptoni më mirë etikën tuaj personale, dhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

Ka mbetur 1 ne stok

Referenca: 62586

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (13)
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (42)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (12)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (11)
2 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm

Përshkrimi

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm. Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët.

 

Kritika

“Ndër të tjera, libri zbulon me shumë finesë, mënyrat se si mashtrojmë dhe përsëri vazhdojmë ta konsiderojmë veten të ndershëm.”

Time.com

 

“Ariley ngre pyetje për të gjithë ... ai gërsheton në menyrë të pazakontë zgjuarsinë me entuziazmin.”

                                                                             Washington Post

“I jashtëzakonshëm.”

                                                                             New York Times

Fragmente nga libri

 

1)     “Një për qind e njerëzve do të mbeten gjithmonë të ndershëm dhe nuk do t’i ndyjnë kurrë duart me vjedhje. Një tjetër njëpërqindësh do të jetë gjithmonë  i pandershëm dhe do të përpiqet gjithmonë të të vjedhë çelësin e, më pas, të
të marrë televizorin. Pjesa tjetër do të qëndrojë e ndershme për sa kohë që ekzistojnë kushte të caktuara... por, nëse do të tundohen shumë, edhe ata do të dorëzohen. Çelësat nuk të mbrojnë nga hajdutët, sepse ata mund të hyjnë
në shtëpinë tënde, nëse kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Çelësi do të të mbrojë nga njerëzit e ndershëm që mund të tundohen të provojnë nëse dera është e kyçur apo jo.”

 

2)     “...kur një njeri (apo një organizatë) na bën një nder, ne bëhemi të njëanshëm ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me të – dhe se përmasa e kësaj njëanshmërie rritet me rritjen e përmasës së nderit.”

 

3)     “Eksperimenti Babës dhe Sarës tregoi se, kur aftësia jonë e arsyetimit të paramenduar është e “zënë”, atëherë ështëkryesisht sistemi impulsiv ai që merr kontrollin e sjelljes sonë.”

 

4)     “...mashtrimi është jo vetëm i zakonshëm, por edhe ngjitës dhe mund të përhapet nga vëzhgimi i sjelljeve të këqia të të tjerëve rreth nesh.”

Produktet që keni parë

Reviews (0)