Poezia vjen si rezultat i një gjendje shpirtërore të lartë prandaj edhe ky botim special sjell ajkën e poezisë spirituale, të realizuar nga mjeshtrat botëror. Poeti dhe përkthyesi Genci Muçollari ka përzgjedhur krijimet më të mira që gjendjen në të gjitha kulturat botërore, që nga Krishtërimi, budizmi, hinduizmi, bektashizmi dhe deri tek poetët modernist të të gjitha kohërave
I ri
Poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta.
Jeta, sepse çdo gjë që mbushet me jetë është e shenjtë, siç thoshte Blake.
Joga, si burimi kryesor i çdo praktike të mëtejshme, dhe poezia, vijnë së bashku për të frymëzuar të tjerët në udhëtimet e tyre krijuese, thellë në zemër të vetes, dhe të kthehen në botë për ta risjellë sipas mënyrës së tyre.