Hijet e Grejit e vijojnë aventurën e tyre me marrëdhënien seksuale mes Anës dhe Kristianit, e cila ndryshoi radikalisht jetën e tyre. Veç pasionit të zjarrtë nisin ankthet, makthet dhe rrisqet për personazhet tona…
I ri
Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve.
Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin.
Tani, së bashku, më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme.
Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës...