Del më një fund edhe një libër i pestë në vijim të sagës së ethshme, plot pasion dhe seks e Grejit. Lexuesit nuk mund të rrinë pa marrë vesh të tjera gjëra nga jeta e Kristianit dhe Anës. Po çfarë ndodh në librin më të fundit të kësaj serie, i dalë në qarkullim në SHBA vetëm pak muaj më parë dhe që brenda një kohe të shkurtër vjen edhe për lexuesit shqiptarë.
I ri
Marrëdhënia e tyre përvëluese sensuale përfundoi me zemërthyerje dhe padi reciproke, po Kristian Grei nuk mund ta heqë Anastasia Stillin nga mendja, apo nga zemra.
I vendosur për ta rifituar, ai orvatet të shtypë dëshirat e tij më të errëta e nevojën për kontroll të plotë dhe ta dashurojë Anën sipas kushteve të saj. Po tmerret e fëmijërisë vazhdojnë ta përndjekin, ndërsa shefi djallëzor i Anës Xhek Hajdi duket qartë që e dëshiron atë për vete.
A do të mundet terapisti dhe miku i besuar i Kristianit ta ndihmojë atë të mposhtë demonët? Apo prirja zotëruese e Elenës, gruas që e joshi në adoleshence dhe përkushtimi i marrë i Leilës, ish- të nënshtruarës së tij do ta tërheqin pas në të shkuarën?
Dhe në qoftë se Kristiani i e rifiton Anën, a mundet të shpresojë një njeri kaq i errët dhe i shkatërruar për ta mbajtur?