Një eksplorim tepër i arrirë i moshës së adoleshencës dhe dashurive të rinisë
I ri
Lara Xhejni i mban letrat e dashurisë në kutinë e kapelave që i ka lënë e ëma. Nuk janë letra dashurie që i kanë shkruar të tjerët asaj, po letrat që ka shkruar vetë. Një për secilin djalë që ka dashur.
Kur i shkruan, derdh në to gjithë shpirtin dhe thotë gjëra që nuk do t'i thoshte kurrë me gojë, sepse ato letra i ka vetëm për vete. Deri ditën kur letrat e fshehta dërgohen me postë dhe Lara Xhejnit i del jeta e vet jashtë kontrollit.
Thanë për librin
"Personaliteti i Lara Xhejnit - e ndrojtur, paksa e ngathët, emocionale dhe plotësisht naive kur bëhet fjalë për djemtë - i jep kësaj historie prekëse individualitet dhe veçanti".
- Publishers Weekly
"Lexuesit do t'i mbajnë mend motrat Song dhe djemtë në jetët e tyre edhe shumë kohë pasi të kthejnë faqen e fundit të librit".
- School Library Journal