1 000 Lekë


Përshkrimi

Libri i ri i Fabio Volo-s të grish për t’u kredhur i tëri në jetën e përditshme të një çifti, në evolucionin e një dashurie. Tregon krizën që nis me ardhjen në jetë të një fëmije dhe, për më tepër, çfarë ndodh kur diçka e thyen magjinë mes dy të dashuruarve. Dhe sugjeron, hedh hipotezën e një përgjigjeje, kërkon një rrugëdalje.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 36166

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 400 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 250 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 600 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
750 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (1)
3 ne stok
1 300 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
2 ne stok
1 200 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
550 Lekë
2 ne stok
500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm

Përshkrimi

Ashtu si paraardhësit e tij, edhe ky libër i Fabio Volos lexohet me një frymë, duke u lidhur shumë shpejt me personazhet dhe ngjarjet që ata përjetojnë.

Në qendër të romanit është Nikola dhe Sofia, të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin, por që shumë shpejt u duhet të përballen me vështirësitë e jetës së përditshme, duke zbuluar kështu edhe brishtësinë e tyre.

Përpara se të njiheshin, Nikola gjithmonë mendonte se femrat ishin një argëtim i këndshme për të kaluar mbrëmjet, dhe nuk e merrte kurrë me mend se mund të hiqte dorë nga liria e tij, kurse Sofia i ishte dedikuar punës për të plotësuar boshllëqet e jetës së saj.

Takimi i tyre ishte si një shpërthim fishekzjarrësh. Ata jo vetëm që u pëlqyen, por si në një film romantik dashurie u përfshinë aq shumë në këtë histori, saqë ishin të gatshëm të ndryshonin jetën e tyre duke vendosur të bashkëjetonin.

Mes udhëtimeve, zënkave midis të dashuruarve dhe projekteve për të ardhmen, vjen edhe shtatzania e Sofias.

Lindja e Leos, nis dalngadalë ta ndajë çiftin e papërgatitur për të “rrezikuar” jetën e mëparshme, duke nxjerrë në pah predispozicionin e pakët për të besuar plotësisht tek njëri-tjetri.

Sofia ndihet e lënë mënjanë, jashtë vëmendjes së dikurshme të Nikolas, i cili nga ana e tij ndihet ende egoist, shmanget, i duhet kohë për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht në jetën e tij.

Pasioni që Nikola dhe Sofia jetuan intensivisht në muajt e parë të njohjes së tyre, zhduket thuajse plotësisht me ardhjen në jetë të një fëmije, por a është vërtet ky evolucioni i një çiftit? A është ky mesazhi që kërkon të përcjellë në këtë libër Fabio Volo?

Natyrisht që jo, por ai kërkon t’i paralajmërojë të gjithë, që një fëmijë mund të vërë në rrezik edhe lidhjet më të forta, duke i kthyer ato në delikate si kristali, ndaj ju duhet të keni dëshirën dhe vendosmërinë e duhur për t'iu kundërvënë rutinës dhe problemeve të përditshmërisë, ashtu siç u përpoqën duke ia dalë me sukses, Nikola dhe Sofia.

Tema është vërtet e thjeshtë, me shkrim të qetë, muzikalitet fjalësh, por në të njëjtën kohë vërtetësia dhe sinqeriteti i mendimeve të pafiltruara të Fabio Volos, e shndërron këtë libër në një shok për çiftet e dashuruara, një këshillues për çiftet e reja me fëmijë dhe një kujtim i ëmbël, për të gjitha çiftet e konsoliduara që me atë të këtij libri, i kthehen duke buzëqeshur rinisë së prindërimit të tyre.

Një libër nga Fabio Volo

Produktet që keni parë

Reviews (0)