Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë...
I ri
Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.
Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie.
Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit... Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German.
Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.
Dashuria e tij e lindur për misterin, do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.