Një roman hipnotizues i paharrueshëm. Një histori ku asgjë nuk është siç duket dhe ku gjithçka që na jep siguri në jetë, mund të thyhet si një pasqyrë shumë e brishtë.
I ri
Rreth librit
Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar. Por, kur fëmija që jeton, Kirsti, mëton se ata kishin ngatërruar identitetin e saj - që, në fakt, ajo ishte Lidia - bota e tyre bëhet copash.
Ata e dinë se njëra prej vajzave ka vdekur. Por, a mund të jenë të sigurt se cila prej tyre?