Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën.
I ri
Ku kishin përfunduar paratë? Kjo është pyetja e fundit që Ned Rashi i bëri vetes, pak para se të zhdukej. Kur miku i tij Çarli u nis në kërkim të tij, dinte vetëm se gazetari amerikan ishte duke hetuar mbi shumat e mëdha të pashpenzuara kurrë për “rindërtimin e Irakut”.
Por ajo çka Çarli nuk di, është se Nedi ka rënë në gjurmë të një sekreti që ka shkaktuar shumë viktima: operacioni Powerball, një komplot që, brenda pak ditësh, do t’i kushtonte Amerikës një president dhe pjesës tjetër të planetit një luftë botërore.
Për këtë arsye, në Uashington, shefi i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë po lufton kundër kohës për të shpëtuar jetët e Nedit, Çarlit dhe atë të tijën.
Dhe për këtë, në rrugët e Bagdadit, mercenarët e shoqërisë së fuqishme së sigurisë, Total Force, kanë shpërthyer në një gjueti të pamëshirshme kundër dy miqve. Së bashku më përkthyesin besnik, Hiqmatin dhe Lajlën e ëmbël, Çarlit i duhet të zbresë në qytetin e nëndheshëm të Naxhafit, të futet në zemër të Zonës së Gjelbër në Bagdad, të ndjekë rrugët e kontrabandistëve përgjatë kufirit me Sirinë si dhe të marrë një sërë vendimesh që mund të ndryshojnë historinë e botës myslimane: ta bëjë të njohur apo jo përmbajtjen e letrës së humbur në Qerbela, sekretin më të rrezikshëm të Islamit?
Një aventurë e bukur, e shkruar nga një reporter i vijës së parë të luftës, që të çon në zemër të një Iraku të shkatërruar dhe magjepsës, të pushtuar nga ethet e parave dhe gjakut.
Misteri i vdekjes së profetit Husein, komplotet e së djathtës ekstreme amerikane, luftërat për pushtet mes klaneve të shkretëtirës dhe intrigat e spiunazhit ndërkombëtar, ndërthuren në një vepër premierë të jashtëzakonshme, që luan me zotësi në kufijtë mes trillimit narrativ dhe njohjes direkt të një skenari rrezikshmërisht real.