Tanimë një klasik që nuk rresht së të befasuari për origjinalitetin e mjeteve shprehëse, për agresivitetin, për vrazhdësinë e gjuhës dhe shumëllojshmërinë e regjistrave, Trainspotting është...
I ri
Tanimë një klasik që nuk rresht së të befasuari për origjinalitetin e mjeteve shprehëse, për agresivitetin, për vrazhdësinë e gjuhës dhe shumëllojshmërinë e regjistrave, Trainspotting është romani tronditës, që ka bërë epokë dhe i ka dhënë zë një brezi. Gjuha eksplicite, personazhet e pershkruar me një force të jashtëzakonshme, të gjallë sa mund të të flasin nëpërmjet faqeve, filmi tej mase popullor, e kanë kthyer këtë libër dhe Irvin Welshin në një klasik të vërtetë.
I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve.
Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t’i dhënë një kuptim ekzistencës së tyre.
Të tmerruar nga ideja e të qenit të ngërthyer në qorrsokakun e varfër e provincial apo në trekëndëshin shtëpi-familje-punë, gjejnë te droga dhe te dhuna, mundësinë e vetme për të mbushur boshllëkun e ditëve të tyre.
Disa do të vdesin, ca do të vazhdojnë një jetë të pasigurt në zgrip të greminës, të tjerë syresh do të arratisen, duke lënë pas krahëve, njëherë e mirë e vendosmërisht, drogën, shokët dhe Britaninë e Madhe.