1 500 Lekë


Përshkrimi

Ashtu sikurse në librat e tij të mëparshëm me shitje të jashtëzakonshme , Kodit të Da Vinçit, Simboli i humbur, Ëngjëj dhe Djaj edhe në këtë roman të ri Dan Brown ndërthur mjeshtërisht historinë, artin, kodet dhe simbolet.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 40561

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
620 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
4 ne stok
800 Lekë
2 ne stok
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 250 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
2 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm

Përshkrimi

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej ferri brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe nevojën e saj shpëtimtare. Nuk është aspak e çuditshme që studiuesi i simbologjisë, Robert Langdon, është një ekspert i Dantes, përkundrazi. Është krejt e natyrshme që profesori amerikan ti kushtojë studime dhe kurse universitare në Harvard poetit fiorentin dhe vizionit të tij të hatashëm me të cilin përtheu në formë solemne klimën e epokës së tij të mundimshme. E pra, është gjithashtu krejt normale, që në Firence Robert Langdoni të ndihet si në shtëpi të vet, që Davidi dhe Piazza Signoria, kopshtet Boboli dhe Palazzo Vecchio të jenë për të një sfond familjar, një konstelacion kulturor dhe i dashur, shumë ndryshe nga skenat turistike përshkuar prej vitesh nga vizitorët normalë. Por tani gjithçka ndryshon, nuk ka asgjë normale, asgjë që të mund të evokojë të shkuarën e ëmbël. Këtë herë është një makth dhe vetëm njohuritë e tij për qytetin, deri në labirinthe dhe rrugica, korridore pallatesh, kalime sekrete, mund ta ndihmojnë të shpëtojë jetën. Langdoni zgjohet në një dhomë spitali i tronditur, i plagosur në kokë dhe me rrobat e gjakosura mbi një karrige. Mezi kujton emrin e tij, nuk kupton si ka ardhur në Firenze, kush orvatet ta vrasë e përse ndjekësit e tij nuk kanë ndërmend të ndalen. I hutuar me mendjen të mbytur nga shfaqje të përbindshme që të kujtojnë Vdekjen e Zezë që përpiu Europën e Mesjetës dhe simbolet e kriptuara të lidhura me Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit. Profesori duhet të arratiset dhe i ndihmuar vetëm nga një njeri, doktoresha Siena Bruks, tejet misterioze sikundër shumë njerëz dhe gjëra përreth tij, duhet të zhduket nga të gjithë. Në fund të një aventure që kalon çaste tensioni të papërballueshëm, Dan Brown-i na zbulon se si në botën tonë, distanca mes së mirës dhe së keqes është kaq e ngushtë në një mënyrë me të vërtet angështuese, se si katastrofa dhe shpëtimi mund të jenë thjesht çështje këndvështrimesh dhe se si nga një lagunë me qiell të mbuluar, mund të dilet jashtë e të rishikohen yjet. Dan Brown është autori i Kodit të Da Vinçit, një nga romanet më të lexuara të të gjitha kohërave dhe i bestsellerave ndërkombëtarë Simboli i humbur, Ëngjëj dhe Djaj, Mashtrimi i madh dhe Diabolus.

Produktet që keni parë

Reviews (0)