I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit.
I ri
Ky roman i pashoq është konsideruar prej kritikës si një vepër “pa masë zbavitëse”, ku të gjithë përfitojnë kënaqësi dhe shfrytëzohen prej shoku-shokut në një mënyrë apo një tjetër.
Edhe pse një vepër fiction fund e krye, lexuesi do të hasë në të disa prej personazheve më të njohura të shekullit të njëzetë nga arti, kultura, politika, tok me veset dhe defektet e tyre njerëzore.
Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.
Gjithëçka vijon më pas është krejt në dorën tuaj për ta zbuluar.