Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
I ri
Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi. Por, sapo Strajku fillon të hetojë, duket qartë se pas zhdukjes së Kuinit fshihet shumë më tepër se sa e shoqja dyshon.
Shkrimtari është larguar duke marrë me vete dorëshkrimin e romanit të tij të fundit, mbushur me portrete sarkastike të pothuajse të gjithë njerëzve që ai njeh, sidomos ata të botës letrare. Po të botohej, libri i Kuinit do të shkatërronte shumë jetë: kjo është arsyeja që janë të shumtë ata që do të donin t'i mbyllnin gojën shkrimtarit...