“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
I ri
Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh të shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta. Por pas fasadës së bukur fshihet një qytet tjetër.
Të pasurit në luftë me të varfrit, adoleshentët në luftë me prindërit e tyre, gratë me bashkëshortët, mësuesit me nxënësit... Pagfordi nuk është ai që duket.
Dhe vendi i mbetur bosh në Këshillin e qytezës, pas vdekjes së Berrit, bëhet shumë shpejt shkëndija për betejën më të madh që qyteza ka parë ndonjëherë. Pas mirësjelljes së përditshme fshihen zilira, rivalitet, egoizëm e deri fantazi të frikshme seksuale dhe urrejtje raciale. Kush do të triumfojë në zgjedhjet e mbushura me pasion, tradhti dhe zbulime të fshehtash të papritura?
Komente mbi librin
“Një roman i mbushur me talent dhe intuitë, i ngjizur dhe i shkruar prej një dore mjeshtërore. Himn i dhuntive të saj si rrëfimtare.”
The Economist
“Një afresk i pamëshirshëm, hidhshëm argëtues i shoqërisë bashkëkohore të sunduar nga paragjykimet ... Një komedi morale e kohës sonë.”
Daily Express
“Ky është një libër i jashtëzakonshëm. J. K. Rowling, si shkrimtare, nuk bie më poshtë se Stevenson, Conan Doyle apo P. D. James. Talenti i saj ka në themel aftësinë për të krijuar personazhe prekëse dhe të paharrueshme në një roman për Anglinë e kohëve tona, më një vështrim ku kapërthehet butësia dhe zemërimi.”
The Observer
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Time Magazine