Guximi për pavarësi veprimi (pyllit do të bredh) e çon Pokun edhe në këtë libër të dytë në një varg aventurash. Jetën e ka me veprime të matura e të pamatura, prej të cilave gjithmonë mëson.
I ri
Ai shuan urinë në një zgjua lisi, por sulmohet nga bletët. Kërkon ndihmë për të shuar etjen, por nuk e falënderon zogun që e çon te lumi. Ha fshehurazi një pjepër, por e zbulojnë dhe përsëri e sulmojnë. E kështu, pas një vargu peripecish, vjen mbrëmja dhe Pokun e lodhur e zë tmerri në pyllin e errësuar. Natyrshëm vjen pendesa e tij dhe mesazhi për lexuesit e vegjël: të dëgjojmë këshillat e prindërve dhe të matemi në veprimet tona.