1 200 Lekë


Përshkrimi

Suksesi ekstrem, sipas përkufizimit, shtrihet përtej veprimit normal. Nëse dëshironi të arrini sukses ekstrem, nuk mund të operoni njësoj si të tjerët e të pranoni mediokritetin. Ju duhet ta eliminoni fatin dhe shansin nga ekuacioni i biznesit, e të siguroni arritjen e suksesit masiv. 

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 62538

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (13)
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (42)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (12)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (11)
2 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm

Përshkrimi

Rregulli 10X ju tregon si! Suksesi është detyra, obligimi dhe përgjegjësia juaj, ndaj ky libër ju udhëzon hap pas hapi se si të arrini sukses fenomenal!

Me Rregullin 10X ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për garantimin e suksesit dhe do të siguroheni që të operoni në këtë nivel përgjatë jetës suaj. Shumica e njerëzve e dëshirojnë suksesin dhe kanë ide të shkëlqyera, por nuk arrijnë të veprojnë aq sa duhet për ta çuar jetën e tyre në ato nivele të jashtëzakonshme që meritojnë. Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv.

Rregulli 10X do t’jua shpërbëjë frikën, do t’ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t’ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg – dhe këtë e arrini duke bërë atë çfarë të tjerët refuzojnë të bëjnë. Mjaft menduat për nevojat bazike dhe filloni të synoni bollëkun – në çdo fushë të jetës suaj.

Rregulli 10X ju orienton drejt mendësisë të cilën e ndajnë të gjithë njerëzit e suksesshëm. Synoni dhjetë herë më lart sesa situata ku ndodheni tani – dhe nëse dështoni, sërish do të jeni shumë më përpara nga ç’do të ishit nëse do të ruanit gjendjen ekzistuese.

Rregulli 10X ju mëson se si të: Arrini synime të cilat më parë i mendonit të pamundura

Caktoni siç duhet synimet dhe të garantoni përmbushjen e tyre

Krijoni nivele të jashtëzakonshme të lumturisë e të kënaqësisë në çdo fushë të jetës suaj

Përdorni frikën si motivim për të vepruar

Merrni gjithçka që dëshironi e të mos kënaqeni kurrë me pak

Dominoni konkurrencën dhe të bëheni një shembull i suksesit

Grant Cardone është një autor bestseller i New York Times-it, ekspert ndërkombëtar për shitjet, trajnues për shitjet dhe spiker motivues. Ai ka themeluar tre kompani miliona dollarëshe, përfshi Cardone Training Technologies, Cardone Group dhe Twin Capital Management. Ai banon në Los Angeles me gruan e tij Elena Lyons dhe vajzën e tyre Sabrina.

Për më shumë informacion, vizitoni

www.grantcardone.com.

VLERËSIME PËR RREGULLIN 10X

“E adhuroj këtë libër. Rregulli 10X është krejtësisht i saktë! Trajton me guxim çështjen më madhore të cilën shumica e njerëzve e anashkalojnë e më pas pyesin veten pse nuk i arritën synimet: PUNA”!

—LARRY WINGET, autor bestseller i New York Times-it për librat Your Kids Are Your Own Fault dhe The Idiot Factor

“Grant Cardone është mjeshtër për t’u treguar njerëzve saktësisht atë çfarë duhet të bëjnë për të

krijuar suksesin që dëshirojnë! Ky libër është si një armë bërthamore për lexuesin”!

—BARRY POZNICK, producent ekzekutiv i How’d You Get So Rich? dhe Are You Smarter Than A 5th Grader?

“Nëse mendoni se vendosja e synimeve nuk është e rëndësishme në jetë, atëherë mos e harxhoni kohën duke lexuar Rregullin 10X. Në të kundërt . . . Grant ka caktuar një standard të ri mbi këtë temë me librin e tij të ri. Jepjani një miku apo kolegu tuajin dhe ka për t’i sjellë një ndryshim të madh në jetë”.

—BILL JENKINS, Drejtor Kombëtar i Shitjeve, Kawasaki Motors Corp., USA

“Në librin Rregulli 10X sipërmarrësi Grant Cardone tregon se si të arrini sukses pavarësisht rrethanave, gjenetikës, apo njohjeve personale. Në këndvështrimin e tij suksesi vjen kur punoni dhjetë herë më fort se çdokush tjetër dhe shfaqni një “mendësi dominimi”. Është një libër udhëzues se si të fitoni vendosmërinë, vetëbesimin dhe ambicien e pashtershme që nevojitet për të arritur sukses”.

—GARRY STERN, bashkautor i librit Minority Rules: Turn Your Ethnicity into a Competitive Edge; gazetar për Wall Street Journal dhe Investor’s Business Daily

“Grant Cardone ka goditur në shenjë me Rregullin 10X – duke ju treguar arsyen e vërtetë se pse njerëzit arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në çdo fushë të jetës”!

—BRIAN TRACY, Kryetar bordi dhe CEO, Brian Tracy International; autor bestseller i mbi 45 librave

Reviews (0)