1 200 Lekë


Përshkrimi

Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 62547

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (3)
4 ne stok
700 Lekë
Shitur (13)
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (42)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (12)
1 ne stok
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (11)
2 ne stok
1 300 Lekë
Shitur (23)
1 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (7)
I disponueshëm

Përshkrimi

Bronnie Ware është kujdesur, për një periudhë afro dhjetë vjeçare, për njerëz me sëmundje terminale. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur mundësinë të zhvillojë biseda e marrëdhënie të ngushta e të sinqerta me mijëra prej tyre, të rinj dhe të vjetër, gra dhe burra, të pasur dhe të varfër, por që të gjithë kishin një fat të përbashkët: u kishin mbetur jo më shumë se 12 javë jetë! Një nga temat kryesore të bisedave ka qenë të dinte se çfarë do të dëshironin të kishin bërë ndryshe pacientët e saj. Përgjigjet ishin kaq mbresëlënëse, sa vendosi t’i botojë. Fillimisht në formën e një artikulli e më pas në një libër, që shumë shpejt u përkthye në 32 gjuhë të huaja, në të katër anët e globit. Së fundmi edhe në shqip, nga Valbona Nathanaili, botuar nga Fondacioni "Henrietta Leavitt".

Libri shpreh vizionin që kanë apo fitojnë njerëzit në fund të jetës së tyre. Interesante është, se krahas larmisë së përgjigjeve, shumica e tyre konvergonin në 5 pika të përbashkëta, 5 pengjet më të mëdha, njohja e të cilave është mjaft e rëndësishme për ata që janë në fillim apo në mesin e viteve të jetës.

 

Pengu I Do të kisha dashur të kisha pasur kurajën të jetoja atë lloj jete që besoja vetë, jo atë që të             tjerët prisnin prej meje

Pengu II Do të kisha dashur të mos kisha punuar aq shumë.

Pengu III Do të kisha dashur të kisha pasur kurajën dhe lirinë për t’i shprehur hapur ndjenjat e     mia

Pengu IV Do të kisha dashur t’i kisha ruajtur kontaktet me miqtë e mi

Pengu V Do të kisha dashur t’i kisha lejuar vetes të isha më e lumtur

Kanë thënë për librin

Dr. Valbona Nathanaili, Drejtore, Fondacioni "Henrieta Leavitt":

Një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë, humbjet. Që të mëson si t’i vlerësosh dhe si ta shfaqësh sa je ende në kohë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë. Asnjë retushim! Gjithçka reale! “Pengjet” që liston Broni mund t’i ketë secili nga ne. Por që të mos bëhemi si personazhet e librit të saj është mirë ta lexojmë dhe të reflektojmë, që të mos themi, kur të vijë ora: Do të kisha dashur..

Prof. Myftar Barbullushi, Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë:

Libri shpreh vizionin që kanë apo fitojnë njerëzit e mençur në fund të jetës. Interesante është se pavarësisht larmisë në dukje të përgjigjeve, të gjitha mund të grupohen në pesë pika të përbashkëta, pesë pengjet më të mëdha, njohja e te cilave është mjaft e rëndësishme për ata që janë në fillim apo në mesin e viteve të jetës.

Dr. Silvana Çeliku, Kirurge, mjeke onkogjinekologe. Shefe e Shërbimit të Onkologjisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë:

A duhet të mendojmë për vdekjen sa jemi gjallë? Po! Sa më pak tabu! Sa më pak njolla të errëta në trurin tonë. Duke qenë të ndërgjegjshëm për vdekjen, do e duam më shumë jetën. Vetë shkrimtarja e sfidon vdekjen të paktën një herë. Për të arritur në një konkluzion shumë të rëndësishëm, por jo të panjohur: Jeta të jepet vetëm një herë. Jetoje pa pengje.

Prof. Aqif Gjokutaj, Anëtar i Bordit të Drejtorëve, Fondacioni “Henrietta Leavitt”:

Broni bën apel të jetojmë të lirë, plot pasion e dashuri. Me kushtin: “Filloni nga vetja”. Vetëm duke dashur veten, do dimë të duam edhe ata që na rrethojnë.

The Sunday Times:

‘Pesë pengjet më të mëdha të jetës’ është një libër që të ngjall shpresën për një botë më të mirë. Kujtimet e Bronit të thyejnë zemrën, por njëherazi të ftojnë të ndryshosh konceptet për jetën, të jesh kurajoz. Të frymëzojnë ta jetosh jetën me sa më pak pengje!

Produktet që keni parë

Reviews (0)