Të bësh një jetë të lumtur nuk është e ndërlikuar. Mjaft të ndjekësh disa rregulla shumë të përpikta. Mos iu ndaj kurrë për një tekë të mendjes një burri që të gjithë mendojnë se është i përkyer për ty. Shmange transferimin në një gërmadhë fshati për të "gjetur vetveten"...
I ri
Të bësh një jetë të lumtur nuk është e ndërlikuar. Mjaft të ndjekësh disa rregulla shumë të përpikta. Mos iu ndaj kurrë për një tekë të mendjes një burri që të gjithë mendojnë se është i përkyer për ty. Shmange transferimin në një gërmadhë fshati për të "gjetur vetveten", me rrezikun që të bëhesh gazi i fshatit dhe të mbulohesh me të qeshura. Dhe, mbi të gjitha, mos i thuaj "të dua" një burri që ka dy vajza që të urrejnë, një grua të vdekur që i mungon e që kujtimi i saj do të jetë gjithmonë me i mirë se ti...
Meixhi do të dëshironte shumë një jetë në të cilën gjithçka të funksiononte, por nëse vazhdon t'i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur tek tjetra... Në fakt, pasi ka humbur punën në Dublin, është e detyruar të heqë dorë prej këpucëve të saj të markës Jimmy Choo, për të veshur ca çizme pune të llahtarshme, të gjejë strehë në fshatin e përgjumur Glaken dhe të bëjë atë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, as edhe në makthet e saj më të këqija: të pastrojë stallat e të kujdeset për kafshët. Por Meixhi është kryeneçe, nuk dorëzohet dhe përkundrazi është e gatshme për gjithçka, veç të arrijë gëzimin dhe qetësinë që meriton. Dhe, ndoshta, përtej çdo rregulli, një jetë të përkryer dhe një dashuri fantastike janë aty që e presin... Komente mbi librin "Një tjetër histori e këndshme e autores së famshme të bestsellerit "Burrat, e rëndësishme është t'i bësh të vuajnë." Irish Times "Mos e humbisni rastin për të lexuar këtë roman të gjallë dhe emocionues. Një antidot i shkëlqyer kundër trishtimit dhe humorit të keq... Pasionant, melankolik dhe zbavitës, me ndjenjë humori aq të hollë sa do të qeshni vetmevete." Irish Independent "Niamh Greene i vizaton personazhet e saj me ironi elegante." Sunday Independence Mbi autoren Niamh Greene ka lindur në Irlandë. Është diplomuar në University College Dublin dhe bashkëpunon me disa shtëpi botuese në Dublin, Londër, San Francisko etj. Është autore e bestsellerëve të shumtë. Ndër romanet më të suksesshëm të saj janë: "Ditari sekret i një shtëpiakeje të dëshpëruar", i cili e rendit atë ndër autoret më të shitura në Amerikë dhe "Burrat, e rëndësishme është t'i bësh të vuajnë". Romani i saj i fundit, "Një mesazh për zemrën tuaj" është botuar para pak muajsh nga Penguin Books dhe vazhdon të ndjekë suksesin e botimeve të mëparshme. Greene jeton në County Kilkenny, Irlandë, me familjen.