A realizohen ndonjëherë ëndrrat? A ndodh ndonjëherë në jetën reale që një Hirushe të takojë më në fund princin e kaltër, të martohet me të e të jetojnë të lumtur në një kështjellë? Me siguri, miliona gra beqare dhe të martuara, do ta bëjnë këtë pyetje dhe do të interesohen fort për përgjigjen.
I ri
“Si të tërhiqni meshkujt dhe paratë”, është një përmbledhje e një manuali romantik, vetëndihmues në fushën seksuale, për gratë martuara që dëshirojnë të mbajnë të ndezur (akën e romancës – si dhe për ato që shpresojnë të martohen. Aty përfshihen studime të hollësishme të rasteve që tregojnë se si ndonjëherë gjërat mund të shkojnë edhe keq në një marrëdhënie dhe cilat janë mënyrat dhe mjetet për t'i korrigjuar ato përpara se boja të thahet në letrat e divorcit. Roza Li ishte përpara kohës si në këndvështrimin e saj, ashtu edhe në këshillimin e atyre që kërkonin njohuri mbi martesën