Shpirtërorja duhet të të shërbejë ty për të qenë i lirë nga çdo njeri dhe nga çdo gjë dhe jo të të mbajë peng, jo të bëhesh robi i diçkaje tjetër. Nëse deri tani ishe rob i mendimeve të tua,...
I ri
Shpirtërorja duhet të të shërbejë ty për të qenë i lirë nga çdo njeri dhe nga çdo gjë dhe jo të të mbajë peng, jo të bëhesh robi i diçkaje tjetër. Nëse deri tani ishe rob i mendimeve të tua, tani po bëhesh rob i diçkaje edhe më të madhe. Sepse është diçka që ty po të mjegullon të shohësh qartë. Të ka zënë rrugën për të parë brenda teje. Ti nuk po drejtohesh nga brendësia dhe pastërtia e ndjesisë tënde, por dikush po e bën atë për ty. Kjo nuk është liri, ky nuk është çlirim. Nëse ti e ndjen veten të pandikuar nga e gjithë kjo, nëse ti e ndjen veten të lirë, të lirë si një zog në fluturim, kjo është liri. Kjo është shpirtërorja. Bëji vetes një nder, mos shto të tjera. Kjo është feja e vërtetë për mua, këtë unë e quaj shpirtërore. Të jesh i lirë nga çdo gjë, i lirë si një zog! Free from everything, free like a bird! Një libër që të hap sytë dhe të con drejt lirisë, në atë hapësirë ku mendja nuk ka ndikimin e saj. Aty ku të gjithë jemi të lirë. Në këtë libër flas mbi Brishtësinë e Jetës, mbi Fuqinë e Mendimit e shumë fenomene të tjera në të cilat jam thelluar në brendësinë time, kam kërkuar në atë hapësirë ku e vendos veten në gjendje meditative dhe i kam sjellë tek ju në atë formë të pastër. Në fund të librit do të gjeni dhe tre teknika, ushtrime që do t’ju cojnë drejt thellësisë së qenies tuaj.