Eureka street - një nga librat më të bukur të letërsisë irlandeze.
I ri
Një roman me frymë ambicioze dhe me një forcë të pallogaritshme; ai shënon një lartësi në talentin e një shkrimtari të mrekullueshëm. Tragjedi, komedi, realizëm, absurditet dhe një intuitë e thellë për politikën. Eureka street është një libër i madh dhe autori i saj një shkrimtar magjepsës. Në sfond konfliktet e pazgjidhura, që dalin në shesh kur një atentat në një bar trondit atmosferën ekstravagante, argëtuese dhe farse që dominon rrëfimin. Llahtari përballë spektaklit të viktimave paraqet dramën e një qyteti të tronditur nga vite lufte vëllavrasëse. Pastaj, komedia lan gjakun dhe bën të harrohet tragjedia e vdekjes. Aventurat e pafre të Çakit dhe të Xhekut pushtojnë faqet e romanit: Çaki me operacione të çuditshme financiare fiton pasuri dhe famë, kurse Xheku është vazhdimisht në kërkim të dashurisë që t'i japë kuptim jetës.