Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura. Lexim të këndshëm…
I ri
Ana, 29-vjeçarja, pas një disfate në dashuri, është në përpjekje të vazhdueshme të gjejë sërish lumturinë e saj dhe t’i shkëputet së kaluarës.
Autorja na fut nëpër labirintet e shpirtit të Anës dhe në luftën e saj me vetveten, mentalitetin ballkanik të të atit të saj, si dhe të tabuve të prapambetura.
Dukej sikur gjërat po merrnin drejtimin e duhur dhe Ana do të merrte në dorë biznesin e suksesshëm të prindërve të saj, një kafene komode diku në Çikago. Ndërkohë jeta e Anës merr jo vetëm kthesa të papritura, por edhe tragjike. Ajo është në listën e të dyshuarve për një vrasje dhe për zhdukjen e Karlosit, të dashurit të saj të ri, me të cilin ka pak kohë që është lidhur.
Nëpërmjet ngjarjeve e zbërthimit psikologjik të karaktereve të personazheve, autorja përcjell mesazhin se si natyra jonë, në bashkëpunim me mjedisin ku dhe si jemi rritur, ndikojnë në formimin individual njerëzor.