Irvin Yalom vjen para lexesve te shumte te tij me nje tjeter perle te tregimtarise se tij psikologjike. Permes mekanizmit te kujteses, autori rikrijon bote te cilat e bejne per vete lexuesin.
I ri
Pastaj një ditë prej ditësh L.C. nuk erdhi më në shkollë dhe një javë më pas mësuesja na tha që ai kishte vdekur.
Vetëm kaq. Asnjë fjalë më shumë. Nuk e zunë më në gojë, kurrë. Porsi si një trup i mbështjellë me qefin, që rrëshqet nga kuverta në detin e skëterrshëm, ai u zhduk në heshtje. Por sa qartë ka mbetur në mendjen time.
Kanë shkuar gati shtatëdhjetë vjet dhe akoma thuajse mund ta zgjas dorën e të kaloj gishtat e mi përmes çufrës së flokëve të tij të ashpër e të bardhëllemë si fantazmë.
Si ta kem parë dje, imazhi i tij është fiksuar në mendjen time dhe unë shoh lëkurën e tij të bardhë, këpucët me qafë lidhur me gjalmë, dhe, mbi të gjitha, atë vështrimin syhapur e krejt të habitur në fytyrë.
Ndoshta është e gjitha një rikrijim; ndoshta thjesht përfytyroj se sa i habitur duhet të ketë qenë ai kur ka takuar zonjën Vdekje kaq herët në rrugëtimin e jetës së tij.
Yalom-i është Shehrazadja e divanit terapeutik, puna e tij një ushtrim i mrekullueshëm në artin e tregimtarit.
— NEW YORK TIMES