Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara...
I ri
Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, ajo merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar. Pasi i ka joshur dhe ka futur duart në kartat e tyre të kreditit, zhduket pa lënë gjurmë, të paktën derisa të ketë takuar një tjetër viktimë të re, naive.
Historia përsëritet... Por kur ndesh të mërzitshmin dhe të paparashikueshmin Riçard Fejvër në përkujtimoren e gruas së tij të shtrenjtë, diçka ndryshon. Edhe një herë, si profesioniste e vërtetë, Flëri arrin të thyejë zemrën e vejanit të gjorë, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar... Satirë e hollë e shoqërisë së lartë britanike me të gjitha tiket e veta, perfekte si një pjesë teatri klasik, Zonja e funeraleve është një komedi me tone të rafinuara, me grimca cinizmi dhe me një protagoniste që të bën për vete me të qenit pa komplekse.