Jo Nesbo vjen përsëri në shqip me librin e dytë të trilogjisë së tij. “Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër.
I ri
Inspektori i shkëlqyer Herri Hol, që tashmë shoqëron JO NESBØ-n në të gjithë trillërat e tij, duhet të merret jo vetëm me zbardhjen e këtyre ngjarjeve, por edhe të shpëtojë veten nga kurthi në të cilin dikush po mundohet ta tërheqë.
A do t’ia dalë ai, që mes vrasjeve dhe grabitjeve të njëpasnjëshme, mes trysnisë së alkoolit dhe demonëve që e rrethojnë, të vërë në vend emrin e tij të mirë?
JO NESBØ na njeh për herë të parë me Beate Lønnin, e cila do të bëhet personazhi femër më i rëndësishëm i serisë, partnere e vlefshme e Harrit. Ajo është vajza e një oficeri policie të vrarë gjatë vjedhjes së një banke, shumë e guximshme dhe e përkushtuar, dhe është bashkuar me policinë me qëllim që të ndjekë rrugën e të atit.
Beateja ka aftësinë e rrallë për të kujtuar çdo fytyrë që i është shfaqur qoftë edhe një herë të vetme.
Çifti policor Hol-Lønn ndërthuren së bashku në një sërë situatash për t’i dhuruar lexuesit një roman të shkëlqyer kriminalistik.