Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshës, të bartur nga personazhe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në botën misterioze të krijimit. “Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…”
I ri
Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë.
Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më parë, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i llahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t’i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme.
Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t’i ndryshojë përgjithmonë.
“Teknikisht i arrirë, nga pikëpamje rrëfimtare i gjetur, ky libër tërheqës është në hullinë e Harlan Coben-it dhe Jesse Kellerman-it.”
MICHEL DUFKANNE – RTBF
“Një intrigë që të mban pa frymë deri në faqen e fundit.”
MARINA CARRÈRE D’ENCAUSSE – FRANCE 5
“Guillaume Musso konfirmon me një mjeshtëri djallëzore kthimin e librave policorë të trajtuar në romanet e tij të fundit. Një intrigë e përkryer.”
– BERNARD LEHUT, RTL
“Një thriller emocionues, i shkruar me shumë sqimë.”
– PHILIPPE VALLET, INFO FRANCE
“Një ankth i padurueshëm! Sa lexon faqen e parë, nuk e heq dot nga dora. Net të bardha pasojnë...”
– MARC Fernandez, Metroneës
“Një thriller marramendës. Edhe një herë, Musso të çorienton dhe të mrekullon.”
– PIERRE VAVASSEUR, Le Parisien
“Krijon po aq varësi sa seritë televizive të mëdha amerikane. Duhet lexuar urgjentisht!”
– VALÉRIE LOCTIN, Magazine des Livres
“Një thriller që nuk i ka fare zili mjeshtrit amerikanë të zhanrit. Befasues dhe tronditës.”
– ALAIN JEAN-ROBERT, AFP
“Psikologji e përpunuar me kujdes të veçantë.”
– DIDIER JACOB, l’Obs
“Një nga romanet më ambicioz të tij.”
“Një hetim intensiv dhe i ftohtë, tërheqës dhe diabolik.”
– MARIE-FRANCE BORNAIS, Le journal de Québec