Shkrimtari amerikan Don DeLillo është njëri nga shkrimtarët më të vlerësuar dhe më me ndikim sot në botë. Ai është autori i gjashtëmbëdhjetë romaneve dhe i tri dramave dhe është nderuar me shumë çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër to: çmimi “National Book Award”, “Çmimi i Jeruzalem-it”, çmimi PEN/Faulkner për prozë etj.
I ri
Xhek Gledini, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që kanë nga martesat e tyre të mëparshme. Gjithçka duket se po rrrjedh normalisht midis punës në kolegj dhe familjes, rrethuar nga bollëku amerikan dhe konsumi televiziv, kur në zonë ndodh një ngjarje toksike dhe ata detyrohen të evakuohen bashkë me të tjerët. Ndërkohë që Xheku po vuante në vetmi frikërat dhe dyshimet e tij të krijuara pas ngjarjes toksike, krejt papritur ai zbulon që Babeta i ishte nënshtruar fshehtas një eksperimenti shkencor psikofarmaceutik, i cili e kishte detyruar të bënte edhe kompromise të tjera të hidhura. Nga ky moment, jetët e tyre nuk janë më të njëjtat.