1 000 Lekë


Përshkrimi

Nga autori Fredrik Backman, i njohur në mbarë botën me romanin e tij bestseller “Një burrë i quajtur Uve”, kemi në gjuhën shqipe një libër të dytë të tij që do të kënaqë këdo që ka pasur ndonjëherë një gjyshe, një roman tjetër me karaktere të paharrueshme. Një histori për të drejtat më thelbësore të njeriut: e drejta për të qenë të ndryshëm. Fredrik Backman, me ironi të hollë dhe emocionuese...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 63017

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 200 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
500 Lekë
I disponueshëm
900 Lekë
I disponueshëm
1 050 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 250 Lekë
I disponueshëm
600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
250 Lekë
I disponueshëm
350 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 520 Lekë
I disponueshëm
650 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm

Përshkrimi

Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është “shumë e pjekur për moshën e saj” dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: “mjaft shqetësuese për moshën që ka”.

Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën. Disa mund ta thërrasin gjyshen e Elsës “të çuditshme”, ose edhe “të çmendur”, por Elsa e quan atë një superheroinë.

Tregimet gjyshes për kalorësit dhe princeshat, dragonjtë dhe kështjellat, janë superfuqia e saj. Ndërsa ngjarjet në roman rrjedhin, një ndryshim fati e orientoi Elsën duke e lënë atë vetëm me një seri letrash të gjata, në të cilat gjyshja u kërkon ndjesë shumë njerëzve që ka njohur në jetë.

Elsa ka një detyrë; t’ia dorëzojë secilën letër marrësit të saj. Është fillimi i një aventure të madhe: letrat, njohja me fqinjët dhe me njerëz me histori dashurie të papritura, e bëjnë Elsën ta njohë jetën e vërtetë të gjyshes së saj.

Elsa po fillon të kuptojë se heronjtë nuk ekzistojnë vetëm në mbretëritë imagjinare; ata mund të jetojnë edhe poshtë katit të banesës së saj.

Të kesh një gjyshe është si të kesh me vete një ushtri të tërë që të mbron përherë. Kur në shkollë thonë se Elsa është ndryshe, sikur kjo të ishte diçka e keqe, dhe kur drejtori i shkollës thotë se “ajo duhet të ndryshojë qëndrimin e saj” dhe se “ajo provokon reagimin e ashpër të fëmijëve të tjerë”, - gjyshja, nga ana e saj, e ndalon mbesën të kërkojë falje dhe ta marrë përsipër fajin. Ajo e njeh mirë mbesën e saj, e kupton atë në mënyrë të përkryer. Gjyshja është një nga ata njerëz që janë të gatshëm për luftë.

Të tjerët thonë se ajo është “e çmendur”. Gjyshja është shoqja e saj më e mirë, e vetmja, dhe së bashku kanë shpikur një botë alternative ku nuk ka prindër të ndarë, shokë klase që bëjnë shaka të këqija, një vend ku të gjithë mund të jenë ndryshe dhe nuk ka vend për fjalën normale.

Gjithkush kujton aromën e shtëpisë së gjyshes së vet.

Gjithkush kujton tregimet që rrëfen ose rrëfente gjyshja e tij.

Ndërsa afrohet Krishtlindja, madje edhe gjyshet më të mira superheroina mund të kenë një ose dy gjëra për të cilat do të dëshironin të kërkonin falje. Dhe, në këtë proces lidhur me gjyshen e saj, Elsa ndodhet midis aventurave që i japin një kuptim të ri jetës së saj.

Reviews (0)