Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi ende kohë ta dëgjojmë.
I ri
Ky mbetet nje tekst shembull për ta njohur krizën e një koncepcioni të tërë të botës dhe jetës. Fjala e Sabatos na vetëdijëson për rreziqet që i kanosen identitetit tonë, kulturës dhe shoqërisë, në një nga udhëkryqet me të rënda të historisë së saj.
Njeri pasionant i letrave e njeri i zhgënjyer nga shkencat, intelektual që ngrihet kundër padrejtësive, gardian i etikës dhe model i mendimtarit njerëzor, koherenca e Sabatos dhe ideve të tij, përçojnë një nevojë të fuqishme të ndryshimit shpirtëror dhe një betejë kundër indiferencës që ka marrë hov.