Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të tij.
I ri
Misteri i kesaj historie ze fill kur Odri i tregon Morisit për zhdukjen e një marinari gjerman. Ky nuk është i vetmi mister. Shumë shpejt, Morisi dhe Odri do të zbulojnë se në të gjithë fshatin fshihet një sekret i errët, që i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore.
Në të njëjtën luftë, Romeli, gjenerali nazist i quajtur Dhelpra e Shkretëtirës, dhe Sant-Ekzuperi, autori i famshëm i Princit të vogël, mund të kenë bashkëpunuar për të ndryshuar fatin e konfliktit, duke nisur një gjueti thesari që zgjat prej 40 vjetësh dhe që shpie pikërisht në ata shkëmbinj…