Në origjinal libri titullohet në mënyrë metaforike La rizzagliata (në dialektin sicilian rizzaglio: rrjetë peshkimi). Pra ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe...
I ri
Në origjinal libri titullohet në mënyrë metaforike La rizzagliata (në dialektin sicilian rizzaglio: rrjetë peshkimi). Pra ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe interesash. Titulli i zgjedhur për botimin në shqip, Vdekja e Amalia Saçerdotes, është edhe titulli i propozuar për filmin që do të realizohet, sipas gjasash shumë shpejt, në Itali. Ky roman është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar RBA të Romanit Negra 2008. Ngjarjet marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peizazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndërmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë-herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja të gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës i ka lëshuar tentakulat në karriera, në kompanitë publike, në paketat aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika shtjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit.