1 500 Lekë


Përshkrimi

THIRRJE PËR NJI LIBËR HISTORIJE SHQIPTARE

Muajin e prillit një profesor anglez i ekonomisë politike, Colin Clark, shkroi në revistën ENCOUNTER që del në Londër, një...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

Kanë mbetur 2 ne stok

Referenca: 41241

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
4 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
900 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
600 Lekë
I disponueshëm
600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
900 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
900 Lekë
I disponueshëm
750 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
I disponueshëm

Përshkrimi

THIRRJE PËR NJI LIBËR HISTORIJE SHQIPTARE

Muajin e prillit një profesor anglez i ekonomisë politike, Colin Clark, shkroi në revistën ENCOUNTER që del në Londër, një artikull me titullin “Varfëria e Kombeve”. Në një paragraf të shkurtër mbi kombin tonë,ay thotë kështu: “Shqiptarët kanë tendencë të lavdërohen se kombi i tyre nuk ka qenë gjë tjetër veçse një grusht tribush barbare që nuk kanë bërë prokopi as kur vendi i tyre bënte pjesë në Imperatorinë Otomane”. I dërgova revistës menjëherë një letër ku e vura në vend profesorin matuf, por mjerisht letra nuk u botua.

E prura kët shembull për të treguar se sa keq janë informuar njerëzit mbi Shqipërinë. Le turmat popullore që nuk dijnë as se ku bie vendi ynë, por edhe njerëz të mësuar si prof. Clark shkruajnë dokrra që neve na bëjnë të qeshim sesa të inatosemi. Por ata të huaj që lexojnë artikullin e profesorit dhe që nuk kanë burim tjetër informatash më të sakta kujtojnë se ashtu është me të vërtet.

Fakti që kombi ynë njihet më pak se një popull fisesh në mes të Afrikës ose të Pacifikut, megjithëqë ndodhet mu në skaj të Evropës, duhet të na bëjë të mendohemi dhe të shqetësohemi. Natyrisht arsyet që e kanë shkaktuar kët gjendje janë të shumta dhe nuk mvareshin prej nesh. Pikësëpari, fqinjët tonë nuk kanë lënë mjet pa përdorur për të na diskredituar në syt e botës dhe duhet të konstatojmë me hidhërim se propaganda e tyre gënjeshtare ka patur efektin e saj. Pastaj dhe shumë libra që janë shkrujtur mbi Shqipërinë, qoftë edhe nga shkrimtarë me qëllime të mira, kanë qenë ose të përciptë ose janë marrë vetëm me një aspekt të jetës sonë shoqnore dhe kombëtare. Ata kanë ndihmuar që përjashta të formohet mendimi se Shqipëria e tërë është banuar nga fise që nuk njohin tjetër veçse hakmarrje dhe grabitje. Gjenerata e shkrimtarëvet seriozë mbi vendin tonë si Miss Durham, zoti Swire, senatori Goddard, nuk ka patur imitatorë në brezin e ri, përveç që edhe rrethanat e sotme nuk lejojnë me studime të shëndosha si të tyreve. Më në fund, librat si ato të Brigadier Davies, Julian Amery, që u shkruan mbas luftës merren me një fazë të kufizuar dhe shumë të turbullt të jetës sonë kombëtare.

Literatura e huaj mbi Shqipërinë nuk mund të përtërihet më, meqë komunistët nuk lejojnë me studime të paanshme t’i hetojnë punët në vend dhe të shkruajnë mbas vëzhgimeve dhe ndërgjegjes së tyre. Kështu që paragjykimeve dhe koncepteve të gabuara të së kaluarës u shtohet tani edhe efekti i keq i vepravet stupide dhe kriminale të komunistëve.

Kjo gjendje tragjike na ngarkon neve Shqiptarëve që jetojmë në tokë të lirë një barrë shumë të rëndë. Neve na takon të ndriçojmë opinionin e botës së lirë jo vetëm mbi vuajtjet e popullit ndën zgjedhën komuniste, por edhe t’i japim një pasqyrë të vërtetë të historisë sonë.

Këtë nevojë e ndjeva që kur erdha në Londër më 1940. Meqenëse puna e përditshme më linte mjaft kohë të lirë, e përdora për të shkruar një histori të Shqipëris nga Kongresi i Berlinit gjer në invazionin e 1939-ës. Meqë Anglishten nuk e zotënoja mirë, m’u desh ta shkruaj Frëngjisht. Një koleg francez e përktheu për mua, por jo me shumë sukses. Teksti u soll në një formë pak a shumë të lexuarshme mbas disa korrigjimeve. Ia ofrova afro një duzine shtëpive botonjëse. Të gjitha ma kthyen duke thënë se nuk mund ta botonin për arsye se nuk ishin të sigurta nëse do të shiteshin mjaft ekzemplarë sa për të nxjerrë shpenximet.

Në mbarim të luftës na doli murtaja komuniste si një rrezik që kërcënonte të gjithë botën e lirë, ndërsa iluzionet në perëndim përsa i përket qëllimeve të mira të Stalinit me shokë ishin shumë të rrënjosura dhe të rrezikshme. Prandaj, para se të mendoheshim për lirimin e viseve tona me ndihmën e fuqive të perëndimit, duhej të bëhej më i dukshëm rreziku i imperializmit rus nën kallëpin e komunizmit. Si një kontribut modest drejt këtij qëllimi shkrova librin mbi Rusínë që u botue më 1951. Si mbaroi edhe kjo punë, mora përsëri në dorë dorëshkrimin e librit mbi Shqipërinë. Natyrisht, kur e lexova për së dyti nuk më pëlqeu. Vendosa të bëj një studim më të plotë dhe më mirë të dokumentuar. Lexova në Muzeun Britanik dhe në libraritë e tjerë të Londrës çdo gjë që mund të gjendet mbi Shqipërinë. Kështu munda të shkruaj një histori të plotë të vendit tonë nga Ilirët e gjer në ditët tona. I shtova edhe dy kapituj mbi gjeografínë, racën, gjuhën, fiset, Kanunin etj. Dorëshkrimi u zgjerua deri në 125.000 fjalë që bëjnë afro 400 faqe në formë libri. Iu drejtova përsëri shtëpis botonjëse që më kishte dhënë më shumë shpresa gjatë luftës. Eksperti i tyre që lexoi dorëshkrimin tha se kishte shumë merita dhe se vlente të botohej. Mjerisht, më thanë, gjendja e sotme e industris së librit e bën të pamundur që ta botojmë pa një garanci. Por kët herë, meqenëse çmimet janë shtuar dy a trefish nga koha e luftës, më kërkuan të garantoj shitjen e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) ekzemplarëve. Si thashë, libri do të ketë afro 400 faqe, me harta dhe ilustrime, dhe do të kushtojë 25 shilinga ose 4 dollarë. Këto 650 copë duhet të paguhen para se të fillonte shtypja e librit. E vetmja mënyrë është që të mobilizojmë të gjithë patriotët shqiptarë në mërgim dhe miqtë e huaj të Shqipërisë për të siguruar botimin e librit, i cili besoj se i shërben sadopak çështjes sonë kombëtare. Për të qenë fare të sigurtë do ta rregullojmë që pagesat të bëhen drejtpërdrejt në shtëpín botonjëse. Por kjo është për më vonë. Sot për sot duhet të dijmë se në do të shitet numri që na kanë caktuar. Pra, ata që do të jenë të dispozuar ta bëjnë kët sakrificë, të kenë mirësinë të më lajmërojnë individualisht ose kolektivisht në kët adresë: 14 Chepstow Crescent – London W II.

T. Zavalani

Reviews (0)