Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
I ri
Ngjarjet në roman zhvillohen në Stambollin e viteve 1920. Në ato ditë të zjarrta për kombin turk, ky qytet përbën njëkohësisht një skenë dhe një prapaskenë. Dhe skena e vërtetë e ngjarjeve, Anadolli, vështrohet pak dhe nga këndvështrime të ndryshme.
Në roman spikat një numër i madh dhe i larmishëm personazhesh, mes të cilëve burra shteti të rënë nga vakti që, gjithsesi, shpresojnë të mbeten a të rikthehen në kujtesë, spekulatorë lufte, idealistë, gra të sakrificës, njerëz që kërkojnë vendin e tyre në kushtet e një jete që ndryshon...